Lajmi i fundit

'Marrëveshjeje të Re për Shqipërinë'/ Spiropali - Ramës: Mblidh mendjen! PS do të pastrohet nga ndryshqet dhe pehlivanllëqet

EMRI/ Kapet duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm, në pranga 41-vjeçari me precedent penal

EMRI/ Kapet duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm, në pranga 41-vjeçari me precedent penal

16:46, 14/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia Kufitare e Sarandës ka arrestuar në flagrancë një 41-vjeçar, i cili po transportonte katër emigrantë të paligjshëm në drejtim të territorit shqiptar.

Operacioni u zhvillua në aksin rrugor Xarrë–Çukë, ku u ndalua një automjet tip "KIA" me targa AB 207 VA. Gjatë kontrollit, brenda mjetit u gjetën katër shtetas të huaj që kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në Shqipëri, përmes kufirit të gjelbër.

Në pranga ra drejtuesi i mjetit, shtetasi Ali Peposhi, i njohur edhe me emrin Ali Osmanaj, 41 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë.

Verifikimet e mëvonshme treguan se Peposhi rezulton me precedent penal për të njëjtën vepër penale, i arrestuar më parë në Tiranë (2020) dhe në Korçë (2023).

Policia bëri të ditur se hetimet po vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm, si dhe për sqarimin e itinerarit të mundshëm që emigrantët do të ndiqnin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco