Lajmi i fundit

PD dënon grisjen e flamurit izraelit: Akt kriminal dhe antisemit

Gjykata e Tiranës ndryshon akuzën për mjekun 'me 4 gra', dënohet me 15 muaj burg për dhunë në familje

Gjykata e Tiranës ndryshon akuzën për mjekun 'me 4 gra', dënohet me 15 muaj burg për dhunë në familje

11:14, 14/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 15 muaj burg mjekun Dervish Hasi 42 vjeç, për akuzën e dhunës në familje, duke rikualifikuar veprën penale fillestare të ngritur ndaj tij për pornografi.

Mjeku u arrestua më 18 janar të këtij viti, pas hetimeve që zbuluan se ai kishte shfrytëzuar për prostitucion një vajzë të mitur 16-vjeçare, të cilën e prezantonte si “gruan e tij të katërt”.

Arrestimi i mjekut u bë pas informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe ndjekjes së tij për disa ditë. Nga hetimet rezultoi se vajza 16-vjeçare ishte shfrytëzuar për prostitucion për një periudhë dyvjeçare nga mjeku 42-vjeçar.

Gjatë kontrollit të ushtruar pas arrestimit, policia sekuestroi telefonin e tij, në të cilin u gjetën materiale filmike me përmbajtje erotike, ku shfaqeshin jo vetëm tri nga gratë e tij, por edhe e mitura.

Megjithatë, asnjëra nga gratë nuk pranoi të bashkëpunonte me hetuesit dhe refuzuan të jepnin dëshmi për ngjarjen.

Vetë Dervish Hasi gjatë marrjes në pyetje, pati dhënë pak përgjigje, duke i kufizuar deklarimet e tij në “po” dhe “jo”.

Familjarët e vajzës janë shprehur se në fillim kanë qenë pjesërisht dakord dhe nuk kishin zgjidhje tjetër për shkak se vajza ishte e bindur nga mjeku dhe siç thanë ata, “kishim frikën e ndonjë veprimi nga ana e saj”.

Dervish Hasi nuk është një person i panjohur për policinë. Në vitin 2019, makinës së tij iu vu një sasi eksplozivi, ndërsa vetëm dy vite më vonë emri i tij doli në një hetim të SPAK lidhur me një grup që trafikonte armë dhe municione luftarake.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco