Lajmi i fundit

PD dënon grisjen e flamurit izraelit: Akt kriminal dhe antisemit

FOTO - Killer me pagesë/ Ja kush është Aldo Avdyli, vrau për hakmarrje...

FOTO - Killer me pagesë/ Ja kush është Aldo Avdyli, vrau për hakmarrje...

09:36, 14/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ky që shihni në foto, është Aldo Avdyli, nipi i Astrit Avdylit, një emër mjaft i njohur nga drejtësia shqiptare për akuza të rënda penale.

Image

Aldo Avdyli u arrestua këtë të martë në Tiranë, sipas burimeve, në një apartament në zonën e Kopshtit Zoologjik.

Prej kohësh ai ishte shpallur në kërkim pasi emri i tij doli në përgjimet e dosjes Metamorfoza dhe së fundmi, në dosjen e ‘Rrumit’.

I riu akuzohet si pjesë e grupit kriminal që bënte vrasje me pagesë si dhe për grabitje pronash në bregdet. Aldo Avdyli, sipas burimeve mësohet se kryente vrasje në llogari të personave të tjerë kundrejt pagesës.

Në nga rastet e adresuara në emër të tij, është edhe ekzekutimi për hakmarrje ndaj Ermir Bregut në Durrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco