Lajmi i fundit

PD dënon grisjen e flamurit izraelit: Akt kriminal dhe antisemit

VIDEO/ Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së shtetit Ilir Proda sapo ka hyrë brenda ambienteve të GJKKO

08:49, 14/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas vrasjes së Gjyqtarit në sallën e Gjyqit, kërkesat e institucioneve të drejtësisë për më shumë siguri për jetën e tyre janë shtuar.

Ndërkohë që gjatë mëngjesit të sotshëm Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së shtetit Ilir Proda sapo ka hyrë brenda ambienteve të GJKKO.

Burime bëjnë me dije se Proda pritet të diskutojë me drejtues të GJKKO-së dhe përfaqësues të institucioneve ligjzbatuese për mënyrat e garantimit të rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të proceseve gjyqësore me risk të lartë.

Pak ditë më parë, në ambientet e GJKKO-së ishte gjithashtu edhe kreu i Gardës së Republikës, Simon Zereci, në kuadër të të njëjtave masa sigurie.

Të kujtojme këtu, protestën e njerëzve të Veliajt para GJKKO dhe agresivittetein e kësaj proteste. Një ditë më pas kishte kërkesa urgjente për shtim të sigurisë. Çka nuk ka ndodhur. Dhe mungesa e sigurisë në Gjykata solli edhe krimin e rëndë të vrasjes së Astrit Kalasë në ambientet e punë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco