Punonjësit e minierës së Balrit në Spaç të Mirditës kanë protestuar këtë të hënë për kushtet e punës dhe pagat e ulëta, duke u përplasur edhe me policinë, pasi këta të fundit kanë dashur t’i largojnë.
Nga pamjet që kanë ardhur në redaksinë e SYRI-t, dallohen rreth 70 minatorë që kanë ndalur punën dhe kanë bllokuar hyrjen kryesore të objektit, në shenjë proteste ndaj kushteve të vështira të punës me të cilat përballen çdo ditë.
Ata kërkojnë që drejtuesit e firmës turke të ulen në bisedime dhe të plotësojnë kërkesat e tyre, pasi në të kundërt ata nuk rifillojnë punë.
Sipas minatorëve, protesta do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre, të cilat përfshijnë përmirësimin e kushteve të sigurisë në minierë dhe rritjen e pagave mujore.
© SYRI.net