I riu 'sfidon' policinë dhe ja mbath me skuter pranë 'Zogut të Zi'/ Videoja që po bën xhiron në rrjet

11:34, 13/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Prej ditës së sotme, në vend ka hyrë në fuqi ndalimi i përkohshëm i monopatinave elektrike, një vendim që synon të “mbrojë qytetarët” nga aksidentet e shumta.

Por duket se zbatimi i ligjit nuk po shkon aq “qetësisht” sa ishte planifikuar.

Në rrugën “Dritan Hoxha”, pranë Zogut të Zi, një i ri ka treguar se ligji mund të ekzistojë vetëm në letra.

Kur policia ka tentuar ta ndalojë për kontroll dhe bllokim të monopatinës së tij, djali ka manovruar në mënyrë të pabesueshme dhe ka ikur, duke lënë punonjësit e rendit në vend.

 

Pamjet e kapura në video janë bërë virale brenda pak minutash.

Shikuesit kanë komentuar me nota humori dhe ironie, duke krahasuar situatën me skena aksioni në filmat hollywood-ianë, ndërsa disa e quajnë të riun një “superheroi modern i rrugëve të qytetit”.

Incidenti nxjerr në pah jo vetëm shkathtësinë e të rinjve, por edhe paaftësinë e autoriteteve për të zbatuar ligjet dhe për të parandaluar situata të tilla.

Qytetarët shprehin tallje dhe habi për mënyrën se si ligji po zbatohet në praktikë dhe shumë komentues e kanë shpërndarë videon në rrjet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco