Aksioni kundër monopatinave, Policia e Vlorës nis sekuestrimin

Aksioni kundër monopatinave, Policia e Vlorës nis sekuestrimin

10:59, 13/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia e Vlorës ka nisur mëngjesin e kësaj të hëne një aksion për ndalimin e monopatinave.

Ky aksion erdhi pas vendimit të marrë një ditë më parë për ndalimin e qarkullimit të këtyre mjeteve. Policia Rrugore e ka përqendruar aksionin në zonën e shëtitores Lungomare dhe në bulevardin e Vlorës, si zonat me frekuentimin më të lartë të këtyre mjeteve.

Aksioni është mbikëqyrur në terren edhe nga vetë drejtuesja e Policisë Rrugore, Refije Mucaj.

Si pjesë e këtij aksioni, deri më tani janë ndaluar dhe sekuestruar disa mjete elektrike. Sipas raportimeve, ky aksion do të vijojë në disa zona të qytetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco