Sherr i dhunshëm në Bathore, Kamëz/ 4 të plagosur me thika dhe sende të forta, disa të shoqëruar

Sherr i dhunshëm në Bathore, Kamëz/ 4 të plagosur me thika dhe sende të forta, disa të shoqëruar

20:25, 12/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një sherr është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Bathore, Kamëz, ku ka degraduar deri në përdorimin e thikave.

Nga informacionet paraprake raportohet për disa të plagosur, të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës, për të marrë ndihmë mjekësore.

Burime bëjnë me dije se janë 4 persona që kanë mbetur të plagosur, teksa veç thikave, gjatë sherrrit janë përdorur edhe sende të forta.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, teksa mësohet se disa persona janë shoqëruar në komisariatin numër 5.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco