Nga e hëna 13 tetor 2025 ndalohet përkohësisht qarkullimi i monopatinave elektrike në rrugët e Shqipërisë.
Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit do të nisin bllokimin e qarkullimit të monopatinave.
Në një video-mesazh ministrja e Brendshme dhe drejtori i policisë dhanë dhe arsyet e kësaj vendimmarrjeje duke shtuar se ata që e shohin monopatinën si mënyrë biznesi për dhënien me qira ditore 'duhet ta kenë të qartë të mos investojnë në këtë aktivitet'
"Të dhënat e policisë së shtetit mbështesin këtë problematikë në rritje” u shpreh ministrja.
Vetëm gjatë 2024 janë 991 raste të raportuara nga urgjenca për aksidentet me këto mjete. Midis këtyre rasteve ka pasur edhe fatalitete dhe dëmtime të rënda
Autoritetet thonë se do të hartojnë rregulla të qarta dhe të zbatueshme nga të gjithë, si dhe do të qartësojmë një herë e përgjithmonë se cilat janë korsitë rrugë apo hapësira ku monopatinat mund të përdoren dhe ku jo si dhe kriteret për moshën e përdorimit, masat mbrojtëse si kaska, ndriçimi apo shpejtësia e lejuar.
© SYRI.net