Policia e Kosovës ka arrestuar një tifoz të Kombëtares shqiptare në Prishtinë, pas një incidenti të ndodhur gjatë festimeve për golin e Rei Manajt ndaj Serbisë.
Sipas informacioneve, tifozit iu vunë prangat pasi qëlloi me armë zjarri në ajër në shenjë feste, duke rrezikuar sigurinë publike. Ngjarja ndodhi në një nga sheshet e kryeqytetit, ku qytetarë të shumtë ishin mbledhur për të ndjekur ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë që po luhet në Leskovac.

Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka sekuestruar armën e përdorur. Ndaj të arrestuarit janë nisur hetimet për posedim dhe përdorim të paligjshëm të armëve.
Sheshet në Prishtinë dhe Tiranë janë veshur kuqezi, ndërsa atmosfera e ndezur e tifozëve ka qenë e pranishme gjatë gjithë ditës. Autoritetet kanë bërë thirrje për festime të qeta dhe brenda kornizave të ligjit.
© SYRI.net