Polici i Fushë Krujës me parcelë kanabisi në pyll, në kërkim i vëllai

Polici i Fushë Krujës me parcelë kanabisi në pyll, në kërkim i vëllai

20:42, 11/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar një punonjës policie të komisariatit të Krujës, i cili dyshohet për kultivim kanabisi dhe mbajtjen e armëve pa leje.

Shtetasit të arrestuar me inicialet E. L., gjatë operacionit të zhvilluar nga AMP i janë gjetur prova të aktiviteteve të paligjshme, duke përfshirë kanabis dhe armë që mbahen në mënyrë të paligjshme.

Në orët në vijim, pritet që të dalin detaje të tjera rreth arrestimit dhe hetimeve që janë duke u zhvilluar.

Njoftimi i policisë: 

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës - Kavajë) në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë dhe DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë E. L., me detyrë Trupë shërbimi / Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Fushë - Krujë i dyshuar për kryerjen e veprave penale “ Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

Arrestimi i tij u bë i mundur në kuadër të operacionit të koduar “Bashkëpunimi”, ku nga hetimet proaktive me metoda speciale dyshohet se pununonjësi i policisë në bashkëpunim me vëllain e tij Ç. L., (i shpallur në kërkim), rreth orës 11:30 kanë qenë të pranishëm në një zonë pyjore në Njësinë Administrative Cudhi, Krujë, ku janë konstatuar parcela me 65 bimë narkotike të dyshuar “Cannabis Sattiva”. Pasi kanë konstatuar praninë e policisë janë larguar për ti shpëtuar kapjes.

Nga kontrolli fizik iu gjetën dy armë zjarri tip pistoletë të markës “TT” dhe një sasi fishekë. Gjatë kontrollit të banesës gjithashtu u gjet një sasi tjetër me fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco