Fermerët në Vlorë drejt falimentimit, krimbi i domates po u dëmton prodhimin

14:07, 11/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Këtë vit fermerët në Vlorë po përballen me krimbin e domates, i cili ka prekur masivisht prodhimin duke goditur edhe ekonominë e tyre. Ata shprehen se pesticidet që kanë marrë nuk kanë dhënë efekt duke vënë në pikëpyetje cilësinë e tyre. fermerët fajësojnë pushtetin vendor që nuk ka marrë asnjë masë në ndihmë të tyre

SYRI TV

Fermerët në Vlorë, veç vështirësive të cdo viti që kanë si me gjetjen e tregut apo edhe shitjen nën kosto, këtë vit po përballen edh me një tjetër problem që është krimbi në domate, i cili ka prekur pasivisht prodhimin. Edhe pse janë përdorur pesticidet e rekomanduara, ato nuk kanë dhënë efektin e pritur, duke shkaktuar humbje të mëdha ekonomike e duke vënë në pikëpyetje edhe cilësinë e këtyre pesticideve.

Fermerët shprehen se nuk kanë marrë asnjë mbështetje nga Bashkia e Selenicës duke vene theksin se janë lënë në harresë, pasi nga institucioni vendor nuk ka asnjë kotrollë për të parë situatën madje, edhe kanalet vaditëse janë jashtë funksionit

Situata e krijuar po rrezikon të ndikojë edhe në sezonin e ardhshëm bujqësor, ndërsa fermerët kërkojnë ndërhyrje urgjente dhe mbështetje konkrete për të përballuar dëmet dhe për të mos braktisur tokën

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco