Fermerët e fshatit Orman në Maliq nuk kanë treg për të shitur prodhimet e tyre. Ata shprehen se qepën dhe pataten e shesin nën kosto, duke rënduar xhepat e tyre, pasi bujqësia është mundësia e vetme për të mbajtur familjen. Fermerët thonë se shteti i ka lënë në harresë, pasi nuk kanë marrë asnjë ndihmë prej tij.
SYRI TV
Fermerët po e ndjejnë gjithmonë e më shumë se qeveria i ka braktisur totalisht. Në fshatin Orman në Maliq janë të shumtë fermerët e mëdhenj, por edhe ata që mbjellin sipërfaqe më të vogla të tokave bujqësore, të cilët tregojnë vështirësitë me të cilat hasen.
Përpos vështirësive të përgatitjes së prodhimit, ku mungoi edhe uji për vaditje, sot tregu është nën kosto në shitjen e patates dhe qepës në këtë zonë.
Fermerët tregojnë se prodhojnë me kosto shumë të lartë e ndonjëherë nuk arrijnë të nxjerrin shpenzimet e farërave, pesticideve, inputeve bujqësore, tokave me qira dhe naftës. Nga ana tjetër, ata i bëjnë apel shtetit të mos qëndrojë indiferent e të mos e lërë prodhimin vendas të kalbet e të hidhet në lumenj.
© SYRI.net