VIDEO/ Detaje nga ekzekutimi i Tushit në Kolumbi: Venezueliani ishte bashkë me një vrasës tjetër

10:28, 11/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

TeleMEDELLIN

Në seancën e kontrollit të garancive, prokuroria zbuloi detaje rreth vrasjes së shtetasit shqiptar Artur Tushi, 44 vjeç, në një rrugë të qytetin Medelin të Kolumbisë, të dielën e kaluar.

Hetimi tregoi se venezueliani Álvaro José Cabrera, 35 vjeç, po udhëtonte me një motoçikletë me targa të falsifikuara, së bashku me një atentator tjetër. Ata e ndaluan të huajin dhe më pas e qëlluan me armë zjarri.

Ende nuk ka qartësi se kush dhe pse dha urdhrin për vrasjen e Tushit; megjithatë, media ndërkombëtare kanë sugjeruar se i huaji, i cili kishte një kartë identiteti ekuadoriane, mund të ketë pasur lidhje me mafiet e atij vendi.

Venezueliani, i cili u kap në qytetin Bello me një pistoletë dhe motoçikletën, u dërgua në burg me masë sigurie.

Ai nuk pranoi katër akuzat e ngritura ndaj tij: falsifikim targash, mbajtje e paligjshme e armëve të zjarrit, vrasje e rënduar dhe tentativë vrasjeje, pasi në sulm u plagos edhe një person 77-vjeçar.

I dyshuari si atentator përballet me një dënim deri në 34 vjet burg për këtë krim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco