Iu shty seanca gjyqësore, i moshuari kanos dhe fyen Kryesekretaren e Gjykatës së Fierit

Iu shty seanca gjyqësore, i moshuari kanos dhe fyen Kryesekretaren e Gjykatës së Fierit

09:42, 11/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 75-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë nga Policia e Fierit, pasi dyshohet se ka kanosur dhe fyer kryesekretaren e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

Ndërkohë një 64-vjeçar u arrestua në flagrancë nga blutë e Fierit, për veprën penale "Ndërtimi i paligjshëm"; ndërsa një tjetër 34-vjeçar u procedua në gjendje të lirë, pasi posedonte doza Cannabisi.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier:

-arrestuan në flagrancë shtetasin I. Sh., 64 vjeç, banues në Fier, për veprën penale "Ndërtimi i paligjshëm";

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. H., 75 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për shkak të shtyrjes së një seance gjyqësore, ka kanosur dhe fyer Kryesekretaren e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. O., 34 vjeç, banues në Lushnjë, pasi posedonte doza Cannabisi.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. A., 51 vjeç, banues në Mallakastër, pasi ushtronte aktivitetin tregëtar i pa regjistruar në organet tatimore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco