Një operacion policor është zhvilluar pasditen e sotme në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në Tiranë.
Në pamjet e publikuara shihet momenti ku efektivët civilë kanë ndaluar një automjet luksoz të tipit ‘Audi’ me targa britanike.
Agjentët i nxjerrin nga makina, i shtrijnë përtokë pranë Kryeministrisë dhe i vënë në pranga tre personave që ndodheshin brenda mjetit, të cilët mësohen se ishin të shpallur në kërkim, ndërsa identiteti i tyre ende nuk është bërë publik.
Dëshmitarët në vendngjarje shihen të trembur e të frikësuar nga skena, e bëjnë me dije se gjithçka ka ndodhur brenda pak sekondave
© SYRI.net