Një ngjarje shqetësuese është shënuar në një shkollë në Vlorë, ku një 17-vjeçar është kapur me një mjet prerës (thikë) gjatë kontrollit të ushtruar në prani të oficeres së sigurisë. Ngjarja ka çuar në nisjen e një procedimi penal ndaj të miturit, ndërkohë që policia ka referuar materialet në Prokurori.
Në një tjetër rast, në Himarë, është arrestuar një 39-vjeçar pasi iu gjetën disa doza kokaine gjatë kontrollit fizik.
Njoftimi:
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin A. R., 39 vjeç, banues në Himarë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan 5 doza me lëndë narkotike kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për një shtetas të mitur, 17 vjeç, pasi nga kontrolli i ushtruar në prani të oficeres së sigurisë së shkollës ku studion, iu gjet dhe iu sekuestrua një mjet prerës (thikë).
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin P. D., 69 vjeç, banues në Vlorë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi A. A., 45 vjeç, se ky shtetas e ka kanosur me fjalë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin P. N., 25 vjeç, banues në Sarandë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi L. S., 62 vjeç, se për motive të dobëta, ky shtetas e ka kanosur me fjalë.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
© SYRI.net