Krimi trondit Tiranën brenda një institucioni të drejtësisë.
Gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua me armë brenda në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit të Tiranës rreth orës 15:30 minuta.
Ai ndërroi jetë pak minuta më pas. Ndërkohë rezultojnë 3 të plagosur.
Një person i dytë ka mbërritur tek Trauma.
Policia ka arrestuar autorin, e identifikuar si Gjon Shkambi.
Sipas informacioneve paraprake, ky shtetas është ndaluar menjëherë pas ngjarjes dhe është shoqëruar për në ambientet e Policisë së Tiranës.
Policia ka krijuar perimetrin e sigurisë dhe po punojnë për të kryer veprimet hetimore.
© SYRI.net