Bora ka shkaktuar problematikat e para në Bjeshkën e Javorrit ku dy të moshuar kanë mbetur të bllokuar në stan, ndërsa më vonë mbeti i bllokuar në rrugë edhe djali i tyre që ishte nisur për t’i mbërritur në ndihmë. Temperaturat e ulëta e reshjet e borës janë shënuar edhe në disa qytete të tjera të vendit.
Syri TV
3 persona kanë mbetur të bllokuar nga bora në Bjeshkën e Javorrit të Degës. 2 të moshuar kanë lajmëruar së kanë mbetur të bllokuar nga bora në stan. Në ndihmë të tyre është nisur djali ndërsa edhe ai nuk ka mundur të mbërrijë pasi është bllokuar në rrugë nga reshjet e dendura të borës. Autoritetet janë duke marrë masa për të shkuar në ndihmë të personave që mbetën të bllokuar.
Moti I keq përfshirë pjesën më të madhe të territorit të Bashkisë Dibër. Gjatë natës dëbora ka zbritur deri në 700 m mbi nivelin e detit deri në afërsi të qytetit të Peshkopisë dhe Bulqizës. Trashësia e borës arrin në mbi 20 cm në zonat e larta si Lura, Selishta, Kalaja e Dodës, ndërkohë temperaturat kanë zbritur në 1°C në qytet, ndërsa në Lurë -5°C. Malësia e Krujës është zgjuar sot nën petkun e bardhë të dëborës. Në disa fshatra si Shkreta, Bruz Mali apo Qafshtama trashësia e borës shkon në disa centimetra. Temperatura nën zero e reshje bore janë shënuar edhe në Steblevë të Librazhdit Mëngjesin e sotëm trashësia e dëborës ka kaluar 10 centimetra, ndërsa temperaturat kanë zbritur deri në -2°C. Për shkak të ngricave, aksi nacional Librazhd–Peshkopi është i kalueshëm vetëm me zinxhirë ose goma dimërore. Ndërkohë, disa fshatra të njësisë administrative Steblevë ndodhen pa energji elektrike, pasi linjat e transmetimit janë dëmtuar nga moti i keq.
© SYRI.net