Një denoncim ka ardhur në redaksinë e Piranjave, në video shfaqet një punonjës pa asnjë siguri në punë.
Në rrugën “Bardhok Biba”, vetëm pak hapa larg zemrës së kryeqytetit, zhvillohen punime ndërtimi ku siguria mungon plotësisht.
Pamjet tregojnë një punëtor që ngjitet mbi 15 metra mbi tokë, pa asnjë rrip sigurie, pa mbrojtje dhe pa standardet minimale.
Ky është një familjar, që sot ka dalë në punë për të siguruar pak të ardhura, ndërsa jeta e tij varet nga një hap i vetëm mbi skelën e pasigurt.
Ndërkohë që punëtorët rrezikojnë jetën për bukën e gojës, biznesmenët dhe oligarkët përfitojnë miliona. Një realitet që ndodh në mes të Tiranës, aty ku institucionet duhet të jenë më vigjilente, por mbyllin sytë përballë abuzimeve.
© SYRI.net