Shiste kokainë dhe kanabis/ Himarë, vihet në pranga 35-vjeçari

Shiste kokainë dhe kanabis/ Himarë, vihet në pranga 35-vjeçari

11:27, 03/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Vihet në pranga 35-vjeçari, që shiste kokainë dhe kanabis në zonën e Himarës.

Polcia thotë se u “sekuestruan 91 doza kokaine dhe 9 doza kanabisi gati për shitje”.

Njoftimi i plotë:

DVP Vlorë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Night”, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve së veprimtarisë kriminale të shitjes së drogave të forta.

Vihet në pranga 35-vjeçari, që shiste kokainë dhe kanabis në zonën e Himarës.

Sekuestrohen 91 doza kokaine dhe 9 doza kanabisi gati për shitje.

Në vijim të kontrolleve për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së drogave të forta, falë administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Night”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë, në Himarë, shtetasi A. H., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit që ky shtetas drejtonte, Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale:
* sasi me lëndë narkotike kokainë në 91 doza.
* sasi me lëndë narkotike kanabis në 9 doza.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, pasi siguronte sasinë e lëndëve narkotike, e ndante atë në doza me qëllim shitjen.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco