Pas zbardhjes nëpërmjet përgjimeve SKY të vrasjes në Durrës të Edmir Bergut, kanë dalë detaje të reja nga dosja e ngjarjes së rëndë.
Gazetari Elton Qyno mëson se Ermir Dedja personi që ka marrë pjesë në vrasjen e Edmir Bregut, rezulton të jetë vrarë me kallash në muajin Maj 2025 në Durrës.
Dedja, ka marrë pjesë në vrasjen e Bregut në janar 2021, por 4 vite më pas ka mbetur vetë i vdekur në Durrës.
Njoftimi i policisë për ngjarjen:
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 20.05.2025, në orën 00:50, në lagjen nr. 18 Durrës, është qëlluar me armë zjarri shtetasi E. D., 29 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
© SYRI.net