Zbardhen detaje të tjera nga Operacioni i SPAK në Durrës

Zbardhen detaje të tjera nga Operacioni i SPAK në Durrës

10:49, 03/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Të tjera detaje janë zbardhur nga operacioni i djeshëm i SPAK që goditi një grup kriminal në zonën e Shijakut.

Sipas gazetarit Fatjon Gjinaj, Ermir Deda është shtetasi që SPAK dyshon se ka marrë pjesë më 21 janar të 2021 në vrasjen e Edmir Bregut alias Ilir Koçi alias Maloku.

Deda akuzohet se bashkë me Alfred Dokën që është shpallur në kërkim, të jenë ekzekutuesit e të riut, ngjarje që u krye për llogari të Aldo dhe Astrit Avdylit.

Ky i fundit akuzohet si urdhërues i vrasjes ndërsa nipi i tij Aldo Avdyli si organizator. 29 vjeçari Ermir Deda është ekzekutuar disa kohë më parë në Durrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco