Vrasje me thikë në Tiranë, gjendet i pajetë 50-vjeçari

Vrasje me thikë në Tiranë, gjendet i pajetë 50-vjeçari

20:29, 02/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në zonën e Babrrusë.

Personi është gjetur i pajetë në mes të rrugës pranë shkollës “Azem Hajdari”.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Në vendngjarje kanë shkuar policia dhe ambulanca. Grupi hetimor ka bërë rrethimin e zonës dhe ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Kamëz/Informacion paraprak

Rreth orës 20:10, në Babrru, është konstatuar pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 50 vjeç. Nga këqyrja paraprake, viktima ka një plagë të shkaktuar me mjet prerës, e cila dyshohet të ketë qenë shkaku i humbjes së jetës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës, kapjen e autorit si dhe sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco