Zjarri i ka marrë jetën sot 42-vjeçares Kimete Mana. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme në në ShënaVlash të Durrësit.
Nga të dhënat e reja, mësohet se gruaja ishte duke fjetur gjumë në momentin kur ka rënë zjarri në dhomën ku ishte.
Ajo ka humbur jetën nga asfiksia.
Durrës/ Informacion paraprak
Rreth orës 14:00, Policia e Durrësit është njoftuar se në një banesë në fshatin Shënavlash ka rënë zjarr, i dyshuar si pasojë e një shkëndije elektrike.
Për pasojë, dyshohet se nga asfiksia ka humbur jetën shtetasja K. M., 42 vjeçe.
Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.
© SYRI.net