Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Bilisht - Kapshticë, ku dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Sipas burimeve për SYRI-n, pasagjerja grua, Erjola Sinani, ka ndërruar jetë ndërsa një tjetër është në spitalin e Bilishtit nën kujdesin e mjekëve.
Nuk dihen ende rrethanat, policia sapo ka mbërritur në vendngjarje.
Devoll/ Informacion paraprak
Rreth orës 11:30, në aksin rrugor "Bilisht-Kapshticë", automjeti me drejtuese shtetasen A. Sh. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. K.
Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja në automjetin që drejtohej nga shtetasja A. Sh., shtetasja E. S., 41 vjeçe.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
© SYRI.net