Tjetërsimi i pronave të Hamallaj/ U firmosën 9 masa, ka vetëm tre të arrestuar, vëllai i deputetit të Ramës dhe ...

Tjetërsimi i pronave të Hamallaj/ U firmosën 9 masa, ka vetëm tre të arrestuar, vëllai i deputetit të Ramës dhe ...

10:49, 02/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Është shfryrë paksa operacioni i sotshëm i SPAK. Pasi vetëm tre persona kanë mundur që të vihen ne pranga gjatë ditës së sotme.

Burimet shpjegojnë për gazetarin Elton Qyno se gjatë operacionit të SPAK, vetëm tre persona janë të arrestuar nga 9 masa të dhënga nga GJKKO.

Bëhet fjalë për një hetim që ka të bëjë më tjetërsimin pronave në Hamallaj të Durrësit dhe sigurim të kushteve për të kryer vrasje.

Masat e SPAK

Të arrestuar:

Vullnet Muça, vëllai i Rrumit të Shijakut

Enea Kume, vëllai i deputetit të PS-së, Loer Kume

Vlash Draçi

Në kërkim

Aleksandër Laho alias Pëllumb Muharremi i njohur si Rrumi, akuza për tjetërsim pronash grup kriminal

Të akuzuar për vrasje

Astrit Avdyli akuzë për vrasje e grup kriminal (Ndodhet në burg për krime të tjera)

Aldo Avdyli, vrasje grup kriminal, i cili është në kërkim

Ndalim largimi nga vendi

Edlira Avdyli

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco