Një 34-vjeçar, i identifikuar si Ervin Shera, është arrestuar nga Policia e Krujës pasi dyshohet se ka vendosur një lëndë plasëse në qepenin e servisit të automjeteve në fshatin Luz.
Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të vogla materiale.
Motomjeti dhe celulari i tij janë sekuestruar, ndërsa hetimet për motivin e ngjarjes vijojnë.
Policia njofton se arrestimi u bë pas veprimeve hetimore dhe koordinimit me Prokurorinë, duke mundësuar identifikimin dhe lokalizimin e autorit.
Njofitmi i policisë:
Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari që dyshohet se ka vënë lëndën plasëse në qepenin e servisit të automjeteve.
Sekuestrohen motomjeti që dyshohet se ka përdorur 34-vjeçari në këtë ngjarje dhe celulari i tij.
Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në servisin e automjeteve në pronësi të shtetasit Alfred Gurra, në fshatin Luz, strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Krujë mundësuan identifikimin, lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit:
-Ervin Shera, 34 vjeç, banues në fshatin Zezë.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, më datë 28.09.2025, ka vënë lëndë plasëse në qepenin e servisit të automjeteve të shtetasit A. G. Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të vogla materiale.
Vijojnë hetimet për përcaktimin e motivit të ngjarjes.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
© SYRI.net