Tentoi të nxirrte nga Shqipëria mbi 53 mijë euro pa i deklaruar, procedohet 55-vjeçari

Tentoi të nxirrte nga Shqipëria mbi 53 mijë euro pa i deklaruar, procedohet 55-vjeçari

09:59, 02/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia Kufitare në Kakavijë ka sekuestruar shumën prej 53 500 euro, që u gjetën pas një kontrolli në çantën e shtetasit A. Xh., të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

“Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin A. Xh., 55 vjeç, banues në Vlorë. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove”, thuhet në njoftimin e policisë. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco