Deputeti i PS, Arbjan Mazniku ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme.
Sipas burimeve për media mësohet se Mazniku pritet të dëshmojë në lidhje me dosjen “5D”.
Gjithashtu bëhet me dije se Mazniku është thirrur si dëshmitar nga SPAK.
Nga pamjet e ardhura në redaksinë e SYRI-t, dallohet se Mazniku është paraqitur i vetëm në ambientet e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion.
Kujtojmë se drejtorët hajdutë të Bashkisë Tiranë, akuzohen për vjedhjen e 30 milionë euro me tenderat publikë nëpërmjet kompanive private.
© SYRI.net