Maliq/ 74-vjeçarja gjendet e pajetë në banesë, dyshohet hemorragji cerebrale

Maliq/ 74-vjeçarja gjendet e pajetë në banesë, dyshohet hemorragji cerebrale

22:25, 01/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në fshatin Maliq, ku një grua 74-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se e moshuara ka ndërruar jetë si pasojë e një hemorragjie cerebrale. Trupi i saj është gjetur nga i biri, i cili ka njoftuar menjëherë policinë.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e viktimës, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco