Përplasje frontale mes dy makinave, frikë për një grua shqiptare shtatzënë

Përplasje frontale mes dy makinave, frikë për një grua shqiptare shtatzënë

20:54, 01/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident rrugor ndodhi paraditen e sotme, rreth orës 12:30, në bulevardin hyrës të spitalit civil ‘Bartolomeo Eustachio’ në San Severino.

Përplasja frontale ndodhi mes dy automjeteve – një Audi A4 Allroad dhe një Suv Mercedes GLB,  në zonën ndërmjet rrugës Via del Glorioso dhe hyrjes për në parkim. Në makinat e përfshira udhëtonin gjithsej tre persona, të gjithë shtetas me origjinë shqiptare dhe rezidentë në qytet.

Dy prej tyre pësuan lëndime dhe u transportuan menjëherë në spital për kontrolle të mëtejshme. Mes të përfshirëve ishte edhe një grua shtatzënë, e cila, megjithëse në gjendje paniku, fatmirësisht ka marrë vetëm lëndime të lehta. Asnjëri nga të lënduarit nuk është në rrezik për jetën.

Në vendngjarje ka ndërhyrë Policia Lokale, e cila ka kryer veprimet e nevojshme për dokumentimin e aksidentit dhe ka menaxhuar qarkullimin rrugor. Shkaqet e sakta të përplasjes janë ende nën hetim, por një nga pistat është rrëshqitja e asfaltit për shkak të shiut që kishte rënë më herët gjatë ditës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco