Prokuroria e Posaçme merr të pandehur Zyra Islamaj e cila ka mbajtur perkohësisht deryrën si kryetare e bashkisë Tropojë dhe biznesmenin Rrok Gega për korrupsion pasiv dhe aktiv.
Bëhet fjalë për një tender për ndërtimin e një ure në fshatin Luzhë të Tropojës i denoncuar nga emisoni investigativ “Piranjat” më Syri Televizion dhe që kishte interesa personale të Islamajt.
Zyra Islamaj u komandua si kryetare pas ngritjes së akuzës ndaj Rexhë Byberit, edhe ky një zyrtarë që shpërdoroi detyrën dhe hetimi i SPAK ndaj tij mori shkas nga denoncimet e “Piranjave”.
Zyra Islamaj, nënkryetare Bashkie, sipas SPAK ka vijuar me shkeljen e ligjit, duke favorizuar familjarët e saj.
Gjithçka nis me një tender të hapur nga bashkia për rikonstruksion apo ndërtim të disa urave në bashkinë e Tropojës njëra prej të cilave me ndërhyrjen tek biznesmeni Rrok Gega, do të ishte e përsonalizuar mbi përroin që kalon fare pranë shtëpisë së motrës saj.
Përfshirjen e Islamajt në ndërtimin e urës familjare për motrën, e pranon dhe vetë ndërtuesi Rrok Gega në një bisedë të zhvilluar mes tij dhe punonjësit të Bashkisë së Tropojë, Agim Demiraj, i cili deklaron se nuk ka qenë në procedurat e tenderimit dhe se ky i fundit do të ia bënte "dhuratë".
© SYRI.net