Tritol në parkimin e një lokali, dëmtohet makina e kreut të Njësisë Administrative Fushë-Krujë dhe një mjet tjetër

23:04, 29/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

 Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në parkingun e një restoranti në Fushë-Krujë. Mësohet se makina e administratorit të Njësisë Administrative Fushë-Krujë, Ilir Loci është hedhur në erë.

Policia informon se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, në fshatin Larushk, në parkimin e lokalit të shtetasit A. M., dyshohet se është hedhur një sasi lënde e dyshuar plasëse.

Syri.net sjell pamjet nga vendngjarja ku ndodhet dhe Ilir Loci ndërsa ekspertët po kryejnë veprimet hetimore. 

Eksplozivi dyshohet të jetë hedhur nga një rrugicë pranë restorantit. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të mëdha në pjesën e përparme të makinës tip “Range Rover” me targë KR 8778A.

Gjithashtu shpërthimi është dëgjuar në gjithë zonën përreth, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Përveç Range Rover-it, një fuoristradë tjetër e parkuar pranë ka pësuar dëmtime materiale. 

Policia informon se si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar 2 automjete të parkuara, në pronësi të shtetasve E. K. dhe I. L.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:00, në fshatin Larushk, në parkimin e lokalit të shtetasit A. M., dyshohet se është hedhur një sasi lënde e dyshuar plasëse.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar 2 automjete të parkuara, në pronësi të shtetasve E. K. dhe I. L.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco