Zbardhet vrasja në Salari e Italianit, në kërkim vlonjati, makina i gjendet në mal

Zbardhet vrasja në Salari e Italianit, në kërkim vlonjati, makina i gjendet në mal

12:46, 29/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Elton Qyno/

Është zbardhur ngjarja e rëndë e ndodhur në Salari të Tepelenës, ku mbeti i vrarë biznesmeni italian, Edoardo Sarchi.

Policia dhe prokuroria e Gjirokastrës, kanë shpallur në kërkim një person nga një fshat i Vlorës, si autor i dyshuar i vrasjes.

Makina e autorit të krimit është gjetur gjatë kontrolleve në mal, e cila ishte fshehur në një vend  me degë peme.

Policia, aktualisht po ushtron kontrolle në banesën e dyshuar të krimit dhe disa banesa të tjera në një fshat të Vlorës.

Motiv i ngjarjes dyshohet se është konflikti për dritat e gjata dhe një parakalim me makinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco