Refuzon t’i japë dokumentet Rrugorëve në postbllok dhe shfaq probleme gjatë shoqërimit, 37-vjeçari përfundon në spital! Dyshohet se përdori…

Refuzon t’i japë dokumentet Rrugorëve në postbllok dhe shfaq probleme gjatë shoqërimit, 37-vjeçari përfundon në spital! Dyshohet se përdori…

10:38, 29/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 37-vjeçar ka përfunduar në spital në gjendje kritike shëndetësore pak pasi u ndalua në postbllok nga Policia Rrugore për kontroll.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme gjatë një kontrolli në lëvizje në aksin Bradashesh-Elbasan, kur një automjeti me xhama të zinj i është bërë shenjë për ndalim.

Drejtuesi, E. M., 37 vjeç, ka ndaluar automjetin, por nuk i është bindur urdhrit për të dhënë dokumentacionin.

Njoftimi i policisë:

“Shërbimet e Policisë e kanë shoqëruar shtetasin E. M., në Komisariat, për verifikim. Gjatë veprimeve procedurale ka shfaqur probleme shëndetësore, ndaj është dërguar menjëherë në spital, për ndihmë mjekësore. Paraprakisht dyshohet se 37-vjeçari ka gëlltitur një sasi lënde të dyshuar narkotike”, tha policia vendore për ngjarjen.

Rrethanat he detajet mbeten ende të panjohura. Burime zyrtare sqaruan se ai vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Kurse në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për rastin. Materialet procedurale për ketë rast, specialistët për Hetimin e Narkotikëve i referuan në Prokurori, për vlerësim.

Materialet procedurale për rastet e tjera iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco