Ngacmoi seksualisht vajzën e mitur, ndalohet babai

Ngacmoi seksualisht vajzën e mitur, ndalohet babai

10:31, 29/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër kanë ndaluar shtetasin M. M., 54 vjeç, banues në një fshat të kësaj zone, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur 14 vjeçe.

Sipas Policisë, ngjarja është referuar nga të afërmit dhe është ndjekur me prioritet nga strukturat hetimore, duke u kryer veprimet e para procedurale në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

Vajza është marrë nën kujdesin e institucioneve përkatëse për mbrojtjen e të miturve, ndërkohë që po kryhen ekzaminime të mëtejshme psiko-sociale dhe hetimore për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore, ndërsa ndaj shtetasit M. M. është caktuar masa e ndalimit dhe pritet që të dalë para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco