Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen!' Vijon protesta qytetare

‘Në masakrën e Bradasheshit ishte dhe Dashnor Dumani’/ Përplasje mes Alibej - Nuredin Dumani: Mos e përmend më...

‘Në masakrën e Bradasheshit ishte dhe Dashnor Dumani’/ Përplasje mes Alibej - Nuredin Dumani: Mos e përmend më...

12:58, 23/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Përplasje në GJKKO mes dy bashkëpunëtorëve të drejtësisë Erjon Alibej dhe Nuredin Dumani, ndërsa shkak është bërë përfshirja e Dashnor Dumanit te masakra e Bradasheshit.

Gazetari Fagtjon Gjinaj raporton se teksa Erjon Alibej  po fliste, Nuredin Dumani u ngrit në këmbë duke u shprehur se ky është mashtrim.

Shkak u bë përgjigja e Erion Alibej,  teksa pyetet nga avokatët e të pandehurve për masakrën e Bradasheshit

Lexo edhe: 'A je ti vrasësi i deputetit Fatmir Xhindi?'- Çfarë u deklarua sot në sallën e gjyqit të dosjes 'Plumbi i Artë'

Alibej tha se Nuredin Dumani nuk ia kishte pranuar përfshirjen e të vëllait, Dashnor Dumanit por ka menduar se për shkak të lidhjes, nuk ka qenë i sinqertë.

“Mos e përmend më”, citohet të ketë thënë në seancë, Nuredin Dumani, teksa vijon gjyqi për dosjen ‘Plumbi i Artë’.

‘Ky është mashtrim zonja gjyqtare, mos e bëj atë gabim mos e përmend më’, ka thënë i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani para togave të zeza në GJKKO.

Pas kësaj përplasjeje, trupa gjykuese është detyruar ta nxjerrë nga salla e gjyqit, Nuredin Dumanin.

Tre ditë para ndryshimit të viteve në dhjetor të 2018-ës, 3 persona, mes tyre edhe një shtetas turk, u vranë me breshëri kallashnikovi brenda makinës tip “Range Rover”.

Dy shqiptarët e vrarë ishin Endrit Alibej 34 vjeç; Arben Dylgjeri, 56 vjeç, të dy kushërinj me njëri-tjetrin dhe Erdal Durunay, 51 vjeç. Shqiptarët sapo ishin kthyer për të kaluar festat e fundvitit me familjarët e tyre, kur në afërsi të Kombinatit Metalurgjik një makinë u ka zënë pritë dhe i ka qëlluar pa mëshirë.

Fatmirësisht plumbat kanë kursyer makinat para ‘Range-t’ me targa rumune, ku po udhëtonin gratë e fëmijët e të vrarëve. Në 3 makinat ndodheshin 5 gra dhe 3 fëmijë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco