'A je ti vrasësi i deputetit Fatmir Xhindi?'- Çfarë u deklarua sot në sallën e gjyqit të dosjes 'Plumbi i Artë'

'A je ti vrasësi i deputetit Fatmir Xhindi?'- Çfarë u deklarua sot në sallën e gjyqit të dosjes 'Plumbi i Artë'

12:15, 23/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në seancën gjyqësore të radhës për dosjen "Plumbi i Artë", bashkëpunëtori i drejtësisë Skerdi Tase është marrë në pyetje nga avokatët e të pandehurve. Gazetari Fatjon Gjinaj raportoi se një ndër momentet më të tensionuara të seancës ishte kur i pandehuri tjetër Petrit Qoli i cili akuzohet për veprën penale të vrasjes me paramendim, iu drejtua Tases me një akuzë të drejtpërdrejtë lidhur me vrasjen e ish-deputetit Fatmir Xhindi.

I pandehuri Petrit Qoli e pyeti Tasen: "Mos jeni ju personi që keni qëlluar ndaj deputetit Fatmir Xhindi? Sepse ju keni thënë që të gjithë personat që i keni qëlluar kanë qenë në distancë 5 metra, dhe Xhindi është vrarë nga kaq distancë? A shihni mirë nga sytë afër, larg? Se unë, për shembull, nuk shoh as afër, as larg, dhe ju s'keni qëlluar asnjëherë në shenjë si ka mundësi?"

Gjykata reagoi menjëherë, duke ndaluar pyetjen dhe refuzuar që Tase të përgjigjej, me argumentin se ajo ishte jashtë temës dhe kishte karakter provokues.

Fatmir Xhindi, ish-deputet i PS (vitlindja 1960) u qëllua për vdekje në 3 maj 2009, në mbrëmje, pranë banesës së tij në Roskovec të Fierit.Deri më tani ka vetëm spekulime në media dhe deklarata politike, që në fakt më shumë e kanë errësuar ngjarjen.

Vrasja e tij mbetet ende e mistershme. 

Dosja "Plumbi i Artë" vijon të mbetet ndër çështjet më të ndjeshme dhe të ndjekura të momentit, për shkak të përfshirjes së një numri të madh të akuzuarish dhe figurave të njohura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco