Strukturat e Policisë së Elbasanit, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, kanë finalizuar megaoperacionin e koduar “First Day”, një hetim i thelluar me metoda speciale që zgjati disa muaj. Operacioni u fokusua në goditjen e personave të përfshirë në trafikun dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në territorin e qarkut Elbasan, duke përfshirë qytetet Elbasan, Librazhd, Gramsh, Cërrik, Peqin, Belsh dhe Prrenjas.
Si rezultat i këtij operacioni janë ekzekutuar 25 masa sigurie “Arrest në burg” ndaj shtetasve të dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjithashtu, janë arrestuar në flagrancë 5 persona të tjerë, ndërsa një shtetas është proceduar penalisht.
Në pranga ranë shtetasit: A. B., E. S., Sh. B., A. (A.) B., F. Th., H. G., G. T., M. B., P. Q., S. B., D. E., M. Q., Sh. Sh., B. G., I. K., M. E., I. F., K. H., A. K., I. B., K. Ç., F. R., K. K., M. B. dhe P. T., të gjithë banues në qarkun Elbasan dhe qytetet përkatëse.
Nga hetimet e kryera u dokumentua se këta persona vepronin në mënyrë të organizuar, si në grupe të vogla, ashtu edhe individualisht, duke shpërndarë drogë kryesisht pranë ambienteve të shkollave, lokaleve dhe vendeve të tjera publike.
Gjatë operacionit janë sekuestruar:
-Sasi të konsiderueshme lënde narkotike kokainë dhe kanabis,
-Armë zjarri, përfshirë pistoletë dhe kallashnikov,
-Armë gjuetie,
-Municion luftarak,
-Peshore elektronike,
-Thika dhe përforcues grushti,
-Steka duhani të dyshuara të kontrabanduara,
-Pajisje elektronike si laptop, tablet dhe DVR,
-Targa automjetesh shqiptare dhe belge,
-Shuma të mëdha parash në euro, paund, dollarë dhe franga zvicerane,
-24 celularë.
Po ashtu, gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit J. A., A. T., V. D., N. D. dhe L. Xh., për vepra të ndryshme penale, ndërsa materiali procedurial u referua në Prokurori për shtetasin H. D.
Policia vijon punën intensive për kapjen e 14 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për identifikimin dhe ndjekjen penale të çdo personi tjetër të përfshirë në këtë rrjet kriminal.
Materialet janë kaluar në Prokurori për veprime të mëtejshme.
© SYRI.net