Shpërthimi me 32 kg tritol në Radhimë, gërmadhat dhe pluhuri mbyt turistët (VIDEO)

10:37, 11/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kur turistët zgjodhën Radhimën për të pushuar nuk e kishin imagjinuar që mëngjesin e 11 gushtit do të zgjoheshin nga një shpërthim i fuqishëm që ngjason me momentet e fillimit të një lufte.

Turistët as nuk e kishin imagjinuar që ndërsa kishin zgjedhur Vlorën për të thithur ajër të pastër iu desht të thithin ajrin e ndotur që shkaktoi shpërthimi i 32 kg tritol për të shembur objektin trekatësh beton-arme, pranë aksit rrugor Vlorë–Orikum i ndërtuar prej kohësh nën hundën e pushtetit qëndror dhe vendor pa leje, por që qeveria e pa sot.

E ndërsa tymi mbuloi gjithë qytetin bregdetar, e një nga vendet më të bukura turistike u mbulua me gërmadha, që ngjasojnë me pasojat e luftës në Ukrainë

Mëngjesin e sotëm Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) kreu shpërthimin e kontrolluar të një objekti trekatësh beton-arme, i ndodhur pranë aksit rrugor Vlorë–Orikum. Për rrëzimin e objektit u hapën 410 furnela, u shtrinë 1,100 metra linearë fitil detonant dhe u përdorën 32 kilogramë lëndë plasëse.

Syri TV sjell pamjet kur një punonjës përpiqet të hedhë ujë për të shpërndarë pluhurin e madh pas shpërthimit.

Ndërtesa trekatëshe, e ngritur buzë detit dhe nën hundën e qeverisë, ngre pyetjen e thjeshtë: ku ishin institucionet dhe zyrtarët ndërkohë që betonoheshin metrat katrorë pa leje? Kush ishin zyrtarët që lejuan të ngrihej kjo godinë e madhe e cila nga përmasat sigurisht nuk u ngrit për 1 ditë.  

E kësaj pyetje kryeministri Rama  nuk i jep përgjigje por në facebook e tij trumbeton me propagandë shpërthimin me tritol që ngjasojnë me sulmet shkatërrimtare ruse në Ukrainë.

Për këtë ngjarje aksi rrugor Vlorë–Orikum u bllokua përkohësisht, ndërsa furnizimi me energji elektrike u ndërpre 15 minuta përpara shpërthimit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Denonco