18 vatra aktive gjatë 24 oreve të fundit, situata kritike në Finiq ku rrezikohen banesat

17:48, 09/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -
18 vatra zjarri janë evidentuar gjatë 24 orëve të fundit, ku 11 prej tyre janë shuar dhe 7 mbeten ende aktive. Situata mbetet kritike në fshatin Navaricë, ku si pasojë e erërave zjarret po përhapen drejt fshatrave Livinë e Dhrovjan të Finiqit, duke rrezikuar banesat përreth. Për pasojë janë djegur ullishte dhe sipërfaqe me shkurre.

Forca të shumta zjarrfikëse të Finiqit, Sarandës, Konispolit, Delvinës dhe Himarës janë në vend për shuarjen e zjarrit. Ndërkohë dhe kodrat e fshatit Sejmenas pjesë e njësinë administrative Fier-Shegan, në bashkinë Lushnje, janë përfshirë nga flakët, ku janë djegur sipërfaqe me ullinj dhe rreth 2 hektarë shkurre dhe bar të thatë.

Nga raportimet ne terren, tre zjarrfikëse të  Lushnjes, dhe banorët e fshatit kanë luftuar me flakët për t'i mbajtur larg banesave. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur si rezultat i një shkëndijë elektrike në rrjetin shpërndarës të fshatit. Gjithashtu dhe në fshatin Lofkënd, të Mallakastër gjendja mbetet aktive në pjesën jugore dhe atë veriperëndimore.

Sipërfaqe të shkrumbura ka patur dhe në Rrëshen, në bashkinë Mirditë ku janë për shkak të flakëve janë shkrumbuar sipërfaqe pyjore me pishë, shkurre dhe bimësi të dendur.

Terreni i vështirë në këtë zonë  nuk e mundëson operimin me mjete ujë hedhëse. Situatë kritike me riaktivizim të flakëve ka edhe në  Qarkun e  Dibrës, në vendin e quajtur ”Mali i Allushit” pranë fshatit Plani i Bardhë, pjesë e bashkisë Klos, zjarri është vënë nën kontroll dhe nuk përbën rrezik për përhapje. Ndërkohë vatrat në monitorim janë në qarkun e Tiranës, Elbasanit dhe Mirditës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Denonco