Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës, mijëra qytetarë vijojnë marshimin në Tiranë, ku kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Zjarr në Malin e Skerficës, rrezikohet pylli i mbrojtur i Pikësit

17:24, 03/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në territorin e Bashkisë Delvinë është raportuar një vatër zjarri aktive në malin e Skerficës, me përhapje të mundshme drejt Bashkisë Gjirokastër. Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH) Gjirokastër ka njoftuar menjëherë njësinë përkatëse në Delvinë, ku një grup zjarrfikësish është nisur për të ndërhyrë në terren dhe për të vënë nën kontroll flakët.

Megjithatë, ndërhyrja nga MZSH Gjirokastër është penguar nga largësia dhe terreni malor i thepisur, që e bën të pamundur përdorimin e mjeteve tokësore në mënyrë efektive. Për këtë arsye, nesër në terren do të dërgohen 10 zjarrfikës, ndërsa do të kërkohet edhe ndihma e forcave ushtarake për asistencë.

Situata mbetet serioze për shkak të rrezikut të përhapjes së zjarrit në pyllin e mbrojtur të Pikësit, ndaj autoritetet vlerësojnë të domosdoshme ndërhyrjen emergjente ajrore për të shmangur dëme të parikuperueshme në sipërfaqet pyjore. Flakët vazhdojnë të jenë aktive dhe situata do të monitorohet me kujdes në ditët në vijim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco