Lajmi i fundit

Lideri i PD, Sali Berisha, bashkëbisedim me qytetarët

Miliona euro të trafikut të drogës në Zvicër u futën në Shqipëri, GJKKO lë në burg 2 të arrestuarit

Miliona euro të trafikut të drogës në Zvicër u futën në Shqipëri, GJKKO lë në burg 2 të arrestuarit

16:09, 21/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

GJKKO la sot në fuqi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Burim Ferizaj dhe Përparim Kalbaj të cilët akuzohen se kanë futur miliona euro të trafikut të drogës nga Zvicra në Shqipëri sistemit “Hawala”.

Në kuadër të këtij hetimi të SPAK, në Zvicër është arrestuar edhe Ervis Ferizaj.

Sipas SPAK, për kalimin e parave përmes kësaj metode (Hawala), e cila nuk lë gjurmë por ka si taksë masën 6% të vlerës, janë përdorur zyra të këmbimit valutor dhe agjenci turistike.

Sipas hetimeve, paratë e pista të futura në Shqipëri në qindra raste përgjatë disa viteve kanë si burim trafikun e drogës në Zvicër, ku po hetohet edhe për persona të tjerë të dyshuar, informon gazetari i Syri Tv, Fatjon Gjinaj.

Si funksiononte skema

Nga hetimet ka rezultuar se nga viti 2020 deri në vitin 2025 janë transferuar miliona euro nga Zvicra në Shqipëri. Për transferimin e parave dhe për të shmangur kontrollet nga institucionet ligjzbatuese, grupi përdortë për transferim pika këmbimi parash, agjenci turistike dhe pika transferimi parash. Për çdo shumë që transferohej merrej 6% e vlerës, 3% për palën që ishte në Zvicër dhe 3% pala në Shqipëri. Paratë të cilat transferoheshin në rrugë ilegale vinin kryesisht nga aktivitetet e paligjshme dhe sidomos trafiku i drogës në vendet e BE.

Personat e interesuar për transferimin e parave (dërguesit e parave) dorëzonin paratë që kishin origjinë kriminale tek bashkëpunëtorët e grupit kriminal me banim në Zvicër, duke i informuar ata për emrin e personit që ishte pritësi i shumave të parave në Tiranë. Bashkëpunëtorët e grupit kriminal me banim në Zvicër menjëherë sapo kryhej depozitimi i parave njoftonin bashkëpunëtorët e tyre në Tiranë, depozituar të parave dhe emrin e personit i cili ishte pritësi. Më pas paratë dorëzoheshin tek personat që ishin pritësit e shumave në Tiranë.

SPAK njoftoi më 20 korrik 2025, arrestimin e Burim Ferizaj , Përparim Kalbaj dhe Erviz Ferizaj për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, “Trafik i narkotikëve”, “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”,

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Denonco