GJKKO kaloi sot për gjykim dosjen ‘Buka’ ku i pandehur është ish zv/kryeministri, Arben Ahmetaj.
Ahmetaj akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”. SPAK e akuzon se i ka shkaktuar shtetit dhe pronarëve legjitim një dëm prej 7 miliard lekësh sa i takon privatizimit të “Buka Sha”.
Në seancën e datës 25.07.2025 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, me vendimin nr. 7/34/124, datë 25.07.2025, vendosi:
1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
2. Dërgimin për gjykim të procedimit penal nr. 154, i vitit 2022, i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të të pandehurit: - Arben Ahmetaj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” e parashikuar nga neni 248 i K.Penal.
3. Urdhërohet formimi i fashikullit të gjykimit duke përfshirë në të aktet e hetimeve paraprake dhe aktet e seancës paraprake
Arben Ahmetaj akuzohet nga SPAK se ka favorizuar për të privatizuar shoqërinë “Buka sha” nga biznesmeni Lirim Fezollari.
Hetimet për Ahmetajn lidhur me dosjen “Buka”, nisën pas kallëzimit të familjes Myderizi, të cilët pretenduan se humbën pronën, ndërsa SPAK ngriti dyshimet se privatizimi solli një dëm prej 7 miliardë lekësh shtetit dhe pronarëve legjitim.
Kujtojmë se në shkurt të këtij viti, përkundër ngritjes me bujë dhe pompozitet të akuzës për shpërdorim detyre ndaj ish-ministrit dhe ish-zv.kryeministrit, Prokuroria e Posaçme nuk arriti dot të gjente prova të mjaftueshme për të caktuar masë sigurie shtrënguese ndaj tij per dosjen Buka.
Ndërkohë Ahmetaj ndodhet në kerkim nga drejtësia shqiptare për dosjen e inceneratoreve i akuzuar për veprat penale të korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë , pasi gjykata caktoi masen arrest ne burg.
© SYRI.net