Lajmi i fundit

Lideri i PD, Sali Berisha, bashkëbisedim me qytetarët

Tre vrasje, 7 muaj pa u bërë gjyqi, do mbarojnë afatet e paraburgimit, avokati: Zhbllokoni procesin, kemi kosto

Tre vrasje, 7 muaj pa u bërë gjyqi, do mbarojnë afatet e paraburgimit, avokati: Zhbllokoni procesin, kemi kosto

08:50, 27/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -
Nga Elton Qyno - Syri.net

Prej 7 muaj me rradhë nuk është zhvilluar asnjë seancë gjyqësore ndaj 7 të pandehurve, Lulzim Berisha, Indrit Rusi, Indrit Taullai, Plaurent Dervishaj, Emiljano Shullazi, Viktor Ymeri dhe Luftar Reçi.

Për shkak të seancave të shumta që janë shtyrë, rrezikohet humbja e afatit të paraburgimit, duke çuar në shuarjen e masave të “arrestit në burg” dhe kalimin në një masë më të butë si ajo e “arrestit në shtëpi”.

Njësoj siç ndodhi me 3 personat e arrestuar nga prokuroria e Korçës, Valter Mollaj, Edlir Mollaj dhe Blendi Angjo, lidhur me vrasjen e Martin Çeços në fshatin Kolanec të Maliqit.

Ndërkohë seanca e djeshme në Gjykatën e Posaçme kundër Lulzim Berisha, Indrit Rusi, Indrit Taullai, Plaurent Dervishaj, Emiljano Shullazit, Viktor Ymerit dhe Luftar Reçit, ishte parashikuar të zhvillohej në orën 14:00, por mungesa e disa avokatëve mbrojtës të të pandehurve solli, efektin e mos zhvillimit të gjyqit.

Procesi maratonë kundër 7 të pandehur që akuzohen për vrasjen e Vajdin Lamaj, Artan Arsit dhe Klodian Saliut, ka gati 4 vite që është hapur në Gjykatën e Posaçme dhe ende nuk ka përfunduar.

Aktualisht, gjyqi ndodhet në fazën proceduriale të kundërshtimit nga avokatët mbrojtës të provave shkresore që dy përfaqësuesit e SPAK, Elida Kaçkini dhe Alfred Shehu, kanë dorëzuar në gjykatë.

Por avokatët herë nuk vijnë, herë nuk janë përgatitur të japin para gjykatës kundërshtimet e tyre dhe për pasojë procesi është shtyrë, për gati 7 muaj me rradhë, duke mos kaluar në fazën përfundimtare të dhënies së koknkluzjoneve nga të dyja palët.
Nisur nga kjo situatë e paprecedentë avokati mbrojtës i të pandehurit, Lulzim Berisha, Detar Hysi, gjatë fjalës së tij relatoi para gjykatës duke thënë se:

“…znj Drejtuese e seancës! Kemi më shumë se 7 muaj që nuk po bëhet asnjë seance gjyqësore efektive, në kuadër të një procesi të rregullt ligjor, në këto kushte i kërkoj gjykatës të vlerësoj me objektivitet dhe në përputhje me ligjin kërkesën tonë, aplikimin e të gjitha mekanizmave ligjore për zhbllokimin e këtij procesi, pasi kam e kosto të madhe si nga ana e klientit që përfaqësoj si edhe vete financiarisht. Pasi ngelëm çdo të Hënë në këtë proces dhe nuk bëjmë dot asnjë gjyq tjetër. Më mirë të mbyllim zyrat fare…”.

Gjyqtarja e çështjes i tërhoqi vëmëndjen avokatëve duke paralajmëruar vendosjen e gjobave financiare. Seanca e rradhës është lënë të zhvillohet sërisht të Hënën e ardhshme me shpresën zhvillimin të gjykimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Denonco