Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Belinda Balluku, gati akuza për korrupsion

SYRI TV/ Pylli i Sodës si vendgrumbullim mbetjesh, hidhen rreth 100 goma, mbetje urbane dhe inerte

15:24, 24/02/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

SYRI TV

Pylli i Sodës i njohur si mushkëria e qytetit të Vlorës është kthyer në vendgrumbullim për mbetjet. Rreth 100 goma jane hedhur në brendesi te pyllit, gjithashtu edhe mbetje të tjera urbane e inerte. Për ndotësit nuk ka pasur asnjë ndëshkim, ndërsa Bashkia e Vlorës nuk ka një plan menaxhimi për mbetjet.

Pylli i Sodës i cilësuar edhe si mushkëria e qytetit të Vlorës vijon të ndotet dhe në vende të caktuara ngjan si vendgrumbullim mbeturinash. Aksionet e ndërmarra herë pas here për pastrimin e tij, ashtu si dhe paralajmërimet për ndëshkimin e atyre që e ndotin, kanë mbetur thjesht në kuadrin e deklaratave, pasi realiteti vërteton të kundërtën.

Në Pyllin e Sodës mbeturinat hidhen pa kriter. Rreth 100 goma jane hedhur në brendësi të pyllit, gjithashtu edhe mbetje të tjera urbane e inerte nga punishtet dhe restorantet e ndryshme që operojnë rreth zonës, për të cilat bashkia e Vlores nuk mban përgjegjësi. Për banorët kjo situatë është kthyer në problematike.

Problemi kërkon një zgjidhje, pasi jo vetëm Pylli i Sodës, por edhe zonat rurale të Bashkisë së Vlorës nuk kanë një plan menaxhimi për mbetjet, teksa landilli i Vlorës nuk është vendosur në punë për grumbullimin e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco