Elbasan/ U hodh nga kati i pestë i pallatit, ndërron jetë 28-vjeçarja

Elbasan/ U hodh nga kati i pestë i pallatit, ndërron jetë 28-vjeçarja

12:44, 04/02/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Rreth orës 11:30, në lagjen "Visarjon Xhuvani", shtetasja K. Z., rreth 28 vjeçe, dyshohet se si pasojë e depresionit është vetëhedhur nga ballkoni i katit të pestë të pallatit ku banon dhe për pasojë ka humbur jetën. 

Ende nuk dihet mosha e saj e saktë, por mësohet se ishte nënë e një fëmije 2 vjeç.

Ajo ishte infermiere pranë repartit të neurologjisë në spitalin rajonal të Elbasanit.

Policia ndodhet në vendngjarje, dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco