Gjergj Kola qytetari që u godit me shpullë nga drejtori i përgjithshëm i Policisë Rrugore, Altin Qato në një intervistë për Syri Televizion kërkon që institucionet të reagojnë për ngjarjen dhe të vënë drejtësi. Kola thotë se dhuna ishte e pajustifikuar dhe përveç tij është dhunuar dhe shoku i tij që e shoqëronte.
SYRI TV
Gjergj Kola qytetari që u godit me shpullë nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore, Altin Qato tregon në një intervistë për Syri Televizion, sesi ndodh ngjarja. Kola thotë se përveç tij, që duket në video, Altin Qato ka dhunuar dhe shokun e tij që ishte dhe shofer i automjetit më të cilin po udhëtonin.
E gjithë dhuna e policisë thotë Gjergj Kola erdhi pasi po i binin borisë së makinës si të gjithë të tjerët.
Teksa tregon se u shoqërua për disa orë në komisariat pa arsye, Gjergj Kola kërkon nga institucionet që të reagojnë dhe të vënë drejtësi për këtë ngjarje.
Menjëherë pas kësaj ngjarjeje të rëndë, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku pezulloi nga detyra Altin Qaton, pezullim i cili zgjati vetëm 3 ditë.
© SYRI.net