FOTO/ Shqiptarëve dhe italianëve u sekuestrohen gjysmë milionë euro, diamante e bizhuteri

FOTO/ Shqiptarëve dhe italianëve u sekuestrohen gjysmë milionë euro, diamante e bizhuteri

13:29, 10/07/2024
A+ Aa A-

Nga Alba Kepi

Gati gjysmë milioni euro të thata fshehur në banesë, diamante, bizhuteri u kapen shqiptarëve pronarë të lokaleve në qendër të Firences e të akuzuar për përvetësim të pa ligjshëm aktiviteti tregtar e riciklim të ardhurash.

Sekuestrohen kompanitë që zotëronin lokalet e shqiptarëve në qendër të Firences.

Bashkë me to dhe 2 automjete Ferrari e objekte luksoze.

Autoritetet e Antimafias Italiane së bashku me Guardia di Finanza të Firence-s kanë ekzekutuar sot urdhrin e sekuestrimit paraprak të aseteve të shqiptarëve e italianëve të akuzuar për riciklim parash përmes sistemit të përvetësimit e zotërimit të lokaleve e restoranteve në qendrën historike të Firence.

Image

Janë vënë në sekuestro të mira materiale me vlerë 2 milionë euro.

Janë sekuestruar kuotat e 2 kompanive me seli në Firence pronare të 1 restoranti e 1 kafene-pastiçeri.

Gjithashtu janë sekuestruar 2 automjete model Ferrari me vlerë 600 mijë euro, rreth 476 mijë e 200 euro para cash, bizhuteri floriri e të markave luksoze.

Ndërkohë vijojnë kontrollet e procesi i sekuestrimit dhe për 14 aktivitet tregtare të menaxhuara nga shqiptarët.

Më 27 maj të këtij viti me urdhër të Prokurorisë së Antimafias u ekzekutua operacioni i shkatërrimit të një organizimi për qëllim përvetësimi e riciklimi të ardhurash në lokale e restorante në qendrën historike të Firences, drejtuar nga një shqiptar e një italian.

Image

Prej vitit 2012 ata kishin nisur këtë aktivitet të tyre duke pasur në zotërim sot 31 biznese në sektorin e restoranteve e loklave, 2 hotele. 1 sallon shitblerje automjetesh, fabrika për prodhimin e birrës me vlerë rreth 13,5 milionë euro.

Të ardhurat e fituara nga ky atkivitet i paligjshëm përvetësimi e riciklimi, ishin investuar dhe në një skuadër diletantësh në Ischia.

Kontrolle aktivitetesh e banesash janë kryer dhe në Shqipëri në bashkëpunim në SPAK, në qytetet Vlorë, Elbasan, Tiranë dhe Durrës e në kujdesin e ‘National Bureau of Investigation’.

Emrat e lokaleve e Restoranteve në qendër të Firenzes

Osteria del Proconsolo, Il Cavallino, tre lokale në Gustavino, Locanda Fiorentina, Trattoria Giovanni, Lo Scudo, La Bisteca-Osteria Fiorentina, Braceria dei Tre Amici, Trattoria Ponte Veçhio, Osteria del Fiore Ristorante Pizzeria, Bisteçheria Santa Croce, Ristorante Caffè Pitti” (ora insegna ‘Trattoria de Pitti’), Orcagna, Osteria Antico Bottaio, Osteria Lungarno, Sasso di Dante, Bar/Ristorante Santa Maria Novella, Casa del Vin Santo, Osteria da Caterina, Museo della Bisteça, Lo Spuntino di Pesce, Osteria San Fiorenzo, Caffè della Galleria, Borgo Saçardi, Tre Pepi, Osteria le Pietre Bisteçheria, La Tenda Rossa, Cimatori 30 Osteria, Il Caminetto, Palapa.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco